Komuna e Fushë – Kosovës dhuron donacion për Bibliotekën Kombëtare

25 maj 2023 | 15:38

Kryetari i Komunës së Fushë – Kosovës, Burim Berisha është takuar me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku, me ç’rast është përuruar këndi i donacionit të dhuruar për studentët me të pamur të dëmtuar.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “ Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku dhe përfaqësuesi i studentëve me të pamur të dëmtuar e kanë falënderuar kryetarin Berisha për kontributin e dhënë për këtë kategori të shoqërisë.

Ndërsa kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ka thënë se “përkrahja jonë ndaj këtij institucioni do të vazhdojë edhe me tutje edhe në forma tjera”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Ferizaj i ka vendosur një muaj paraburgim…