Komuna e Gjilanit në përmbyllje të asfaltimit të rrugëve në lagjen “Arbëria”

14 korrik 15:19

Komuna e Gjilanit në kuadër të angazhimeve të përditshme për investime në infrastrukturë publike, ujësjellës, kanalizim, trotuare, gjelbërim, ndriçim publik, ka përfunduar asfaltimin e disa rrugëve në lagjen “Arbëria”, saktësisht rrugët “Hysen Tërpeza” dhe do të asfaltohen të gjitha të tjerat për ta përmbyllur plotësisht nevojën e kësaj lagjeje për asfaltim.

Drejtori i Shërbimeve Publike Infrastrukturës dhe Banimit, Naser Korça, ka thënë se janë të kontraktuara të gjitha rrugët në lagjen “Arbëria” dhe procesi i asfaltimeve do të përfundojë brenda një muaji. “Deri më tani janë asfaltuar më shumë se gjysma e tyre dhe brenda një muaji do të kryhen të gjitha. Në këtë fazë kemi përmbyllur asfaltimin e rrugëve ‘Hysen Tërpeza’. Me dinamikë maksimale po punojmë që ta shfrytëzojmë periudhën sa është koha e mirë për ti asfaltuar rrugët që i kemi të parapara me buxhetin e komunës dhe ato që janë në bashkëfinancim me qeverinë për Komunën e Gjilanit”, ka thënë drejtori Korça.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se me mbështetjen e vazhdueshme të kryetarit Lutfi Haziri, do të punojnë në të gjitha lagjet, ku janë iniciuar procedurat e prokurimit dhe do të vazhdojnë edhe me procedimin e të gjitha rrugëve të cilat janë planifikuar në programin për investimet kapitale për vitin 2019.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati i Komunës së Ferizajt në bashkëpunim me Policinë e…