Komuna e Malishevës dhe FKEE-ja me marrëveshje për tri projekte infrastrukturore

27 tetor 2020 | 13:57

Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë (FKEE) dhe Komuna e Malishevës kanë nënshkruar një marrëveshje për tri projekte në fushën infrastrukturore. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori menaxhues FKEE-së, Admir Shala.

Palët kanë rënë dakord që të iniciojnë implementimin e projekteve në  Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”, ndriçimin publik në rrugën “Adem Jashari” dhe Sallën e Sportit “Habib Zogaj”.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj me bashkëpunëtorët, drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Mazreku, drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morinën dhe Zyrtarin, Fadil Shala, kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me përfaqësuesit e FKEE-së për projektet që përfitojnë qytetarët e Malishevës, si dhe kanë falënderuar Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) dhe Programin për Partneritet të Bankës Botërore, pjesa e III për Evropën dhe Azinë Qendrore, që janë duke i realizuar projektet në këtë komunë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton…