Komuna e Malishevës mbajti mbledhje komemorative për nder të Ragip Kastratit

11 gusht 2021 | 14:21

Të martën ka ndërruar jetë zyrtari në Drejtorinë e Administratës-Gjendjes civile, Ragip Kastrati nga fshati Turjakë. Ndërkaq të mërkurën në nderim të tij, komuna e Malishevës ka mbajtur një mbledhje komemorative, ku janë shprehur ngushëllimet për familjet, miqtë dhe shokët e tij dhe është kujtuar jeta dhe puna e tij në shërbim të qytetarëve.

“Dita e djeshme ishte jo e zakonshme për të gjithë ne, pasi morën lajmin për vdekjen e zyrtarit Ragip Kastrati, por as dita e sotme nuk ishte e zakonshme, pasi vërehej mungesa e tij në punë. Ragipi ishte një punëtor i disiplinuar dhe i përgjegjshëm karshi detyrave dhe obligimeve. Jemi pjesëmarrës në dhimbjen e familjes Kastrati dhe në emër të Komunës së Malishevës, në emër të kryetarit Ragip Begaj dhe në emrin tim personal, i shprehim ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve”, ka thënë nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Ndërsa për drejtoreshën e Drejtorisë së Administratës, Besartë Kryeziu-Ramaj vdekja e Ragip Kastratit ishte lajm shokues dhe pikëllues. “Ai ishte punëtor i zellshëm dhe bashkëpunues e i dashur me të gjithë”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët hekurudhorë gjermanë kanë filluar grevën në të gjithë Gjermaninë.…