Komuna e Mitrovicës pjesë e projektit “ReLOaD”

14 prill 12:44

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, ka pritur në takim përfaqësueset nga UNDP-ja, Vlora Elshani, Anita Smailoviç dhe Erita Deshishku.

Gjatë këtij takimi kryetari Hamza është njoftuar përkitazi me projektin “ReLOaD” në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP-ja.

Nga përfaqësueset e UNDP-së, u bë me dije se ka filluar faza e dytë e projektit “ReLOaD” (2021-2024) në Kosovë, pjesë e së cilës është edhe Komuna e Mitrovicës, në kuadër të shtatë komunave partnere ku do të implementohet ky projekt.

Më këtë rast, kryetari Hamza, ka falënderuar UNDP-në, për mbështetjen e dhënë duke ofruar gatishmërinë e tyre në realizimin e projekteve të cilat janë në shërbim të qytetarëve.

Komuna e Mitrovicës në kuadër të marrëveshjes së mirëkuptimit, gjatë fazës së parë të projektit “ReLOaD” ka përfituar mbështetje financiare në vlerë prej 33 mijë euro, dhe është kualifikuar për fazën e dytë.

Projekti “ReLOaD” do të mbështes Komunën e Mitrovicës me aktivitete për ngritjen e kapaciteteve të stafit, asistencë teknike gjatë zbatimit të thirrjeve publike të pavarura dhe për fuqizimin e rinisë në territorin e Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e ka quajtur gjenocid sulmin…