Komuna e Mitrovicës shpërndan rreth 1 000 maska për qytetarët

14 korrik 2020 | 16:38

Me iniciativë të Drejtorisë së Shëndetësisë në komunën e Mitrovicës, të martën janë shpërndarë rreth 1 000 maska për qytetarët kalimtarë në sheshet e qytetit të Mitrovicës.

Me këtë rast, nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka, së bashku me drejtoreshën për Shëndetësi, Erseka Hasanaj Barani, dhe drejtorët komunalë, Nehat Bahtiri, Tafil Peci, Nazan Kërveshi, Shukri Gashi, Hysni Ahmeti, dhe Hysen Muzliukaj, kanë bërë shpërndarjen e maskave dhe disa broshura informative për qytetarët.

Ky aktivitet simbolik kishte për qëllim realizimin e fushatës vetëdijesuese, përmes së cilës të arrihet ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e përdorimit të maskave, që konsiderohet një prej masave më mbrojtëse ndaj virusit Covid-19.

Gjatë shpërndarjes së këtyre maskave, nënkryetari i komunës Faruk Mujka, ka informuar qytetarët për rëndësinë e përdorimit të maskave në këtë kohë pandemie, si dhe ka kërkuar që të jenë të kujdesshëm dhe të mbrojnë shëndetin e tyre, pasi që në këtë mënyrë ruajnë familjen dhe shoqërinë.

Ndërsa qytetarët e mirëpriten dhe u shprehën të kënaqur me iniciativën e marrë nga kjo drejtori, me shpresën që këto aktivitete të jenë më të shpeshta.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër rast me Covid-19 mes lojtarëve të NBA-s, një…