Komuna e Mitrovicës u shpërndan 20 fermerëve mekanizëm bujqësor

30 janar 2023 | 16:50

Në vazhdën e projekteve mbështetëse në sektorin e Bujqësisë, komuna e Mitrovicës përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka shpërndarë mekanizëm bujqësor, konkretisht Rotofreza për 20 fermerët përfitues.

Shpërndarjen e këtyre makinave e ka bërë kryetari i komunës, Bedri Hamza, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu.

Kryetari Hamza ka uruar fermerët përfitues të këtij mekanizmi, duke i njoftuar ata se komuna do të vazhdoj me përkrahjen e sektorit të bujqësisë dhe fermerët do të ndihmohen përmes subvencioneve dhe granteve të ndryshme.

Komuna e Mitrovicës para disa ditësh ka mbështetur fermerët mitrovicas me 79 serra dhe vlen të theksohet se në këtë vit do të bëhet pesëfishimi i buxhetit komunal për mekanizëm bujqësor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël…