Komuna e Podujevës dhe MAPL-ja arrijnë marrëveshje për financimin e projektit “Ndërtimi i kolektorit të ujërave atmosferike”

14 korrik 2021 | 18:16

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar të mërkurën marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi, për financimin e projektit “Ndërtimi i kolektorit të ujërave atmosferike”.

Vlera totale e këtij projekti është rreth 148 mijë euro, prej tyre nga buxheti i komunës janë ndarë 100 mijë, ndërsa nga MAPL-ja 48 mijë euro.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, komuna zhvillon të gjitha procedurat, sipas legjislacionit në fuqi dhe kujdeset që ky projekt të përfundojë brenda vitit buxhetor 2021.

Kryetari Bulliqi ka falënderuar ministrin Krasniqi për bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë̈ e komunës për bashkëpunim edhe për realizimin e projekteve të tjera në interes të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së…