Komuna e Podujevës merr mirënjohje nga ministri i Zhvillimit Rajonal

28 tetor 2020 | 13:27

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, mori pjesë në takimin e rregullt të Kuvendit të Agjencionit për Zhvillim Rajonal – Qendër me anëtarët e bordit, ku u raportua për planin e punës 2019-2020.

Në këtë takim mori pjesë edhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, i cili për komunat anëtare, për kontributin e dhënë dhe bashkëpunimin me AZHR – Qendër, ndau mirënjohje.

Me mirënjohje u nderua edhe Komuna e Podujevës, të cilën e pranoi nënkryetari Rudari.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka pritur…