Komuna e Prishtinës do të ndihmojë financiarisht të infektuarit me Covid

25 nëntor 2020 | 20:18

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar vendimin për të ndihmuar financiarisht të infektuarit me koronavirusin e ri.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, njoftoi se çdo banor i kryeqytetit që është konfirmuar pozitiv në koronavirus do të marrë një ndihmë prej 50 euro, ndërsa për pensionistët që dalin pozitiv në koronavirus, kjo shumë do të jetë 100 euro.

“Sot gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal u votua dhe miratua propozim vendimi për ndihmën prej 50 euro për cdo qytetar të Prishtinës të konfirmuar #covid-19 pozitiv, në emër të shërbimeve shëndetësore. Ndërsa për pensionistët e Prishtinës të konfirmuar #covid-19 pozitiv do të ndihmohen me nga 100 euro. Falënderoj 38 asambleistët prezentë në mbledhje që unanimisht e votuan këtë vendim dhe mundësuan që t’i ndihmojmë qytetarët e prekur me #covid-19 në këto ditë të vështira”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vdekjes së Diego Armando Maradonës ylli i Barçës, Leo…