Komuna e Prishtinës mbështet të infektuarit me Covid me nga 50 euro, aplikoni nesër

07 dhjetor 2020 | 17:13

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se nga nesër (e martë) të infektuarit me Covid nga kjo komunë mund t’i marrin nga 50 euro ndihmë, ndërkaq për pensionistët shuma do të jetë 100 euro.

Për të marrë këtë shumë të hollave duhet të aplikohet online.

“Aplikimi për 50 euro për personat me covid (100 euro për pensionistë me covid) në emër të shpenzimeve shëndetësore do të jetë online – besojmë prej nesër. Të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshi edhe aplikacionin. Kjo për të shmangur radhët dhe kontaktin fizik në komunë. Po ashtu do të kemi ndihmë për të përgatitur aplikacionin”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka nuk është duke kaluar një moment të mirë…