Komuna e Prishtinës miraton faljen e tatimit në pronë, por jo më shumë se 75 euro

07 dhjetor 2023 | 19:47

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozimin për falje të tatimit në pronë prej 75 euro.

Me 28 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u miratua ky propozim.

“Falja do te jetë jo më shumë se 75 euro, tatimpaguesit që tashmë e kanë paguar deri në vlerën 75 do të jetë si paradhënie për vitin 2024”, ka thënë Nora Kelmendi, kryesuese e Kuvendit Komunal.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pati publikuar propozimin e tij për falje të tatimit në pronë për vitin 2023. Ai pati propozuar që të falet çdo ndryshim i vlerës së tatimit në pronë nga viti 2022 në vitin 2023, prej 0 deri në 100 euro.

“Pra, nëse një pronë ka pasur tatimin 50 euro në vitin 2022 dhe në vitin 2023 është kalkuluar ta ketë 70 euro, atëherë falja do të jetë 20 euro. Nëse një pronë ka pasur tatimin 120 euro në vitin 2022 dhe në vitin 2023 është kalkuluar ta ketë 300 euro, atëherë falja do të jetë 100 euro”, kishte shkruar Rama në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ish-nënkryetari i…