Komuna e Prishtinës shlyen bojën e Vetëvendosjes te “Skënderbeu”

16 maj 2020 | 10:39

Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje para pak ditëve janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të bërë prova për protesta. Për atë tubim të tyre kanë njoftuar vetë aktivistët e LV-së në grupin “meKryeministrin” në “Facebook”, i cili përkrah e kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Aktivistët kanë publikuar edhe fotografi dhe video nga sheshi “Skënderbeu” në kryeqytet, ku kanë shkruar se po bëjnë prova për protesta. Kësisoj, ata kanë ngjyrosur pllakat e sheshit me ngjyrë të kuqe për treguar distancën që duhet të mbahet gjatë protestës, shkruan lajmi.net.

Pastaj sheshi për disa ditë u la në atë gjendje, derisa sot ekipet e Komunës së Prishtinës kanë dalë në terren për t’i hequr njollat mbi pllaka. Komunës i është dashur që ta angazhojë kompaninë “Dardania” që ta heqë ngjyrën që është vënë nga aktivistët e LV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dy muajve ndërprerje, më në fund sot do të…