Gjermanët sot zbresin në fushë, ja kush me kë do të luajë

16 maj 2020 | 10:37

Pas dy muajve ndërprerje, më në fund sot do të rinisë futbolli evropian.

Është Bundesliga Gjermane, liga e parë që do të rinisë të luhet që nga sot, e ku na presin disa ndeshje tejet interesante.

Kryendeshja e javës së 26-të është derbi i zjarrtë ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Schalkes.

Po ashtu, takohen: Augsburg – Wolfsburg, Dusseldorf – Paderbon, Hoffeinheim – Hertha Berlin, Leipzig – Freiburg dhe ndeshja e fundit luhet në mes të Frankfurtit dhe Monchegladbachut.

Mirëpo masat janë të rrepta dhe duhet që lojtarët të kenë maska gjatë hyrjes në qendrat stërvitore, me maska edhe kur paraqiten në konferencat për shtyp përpara ndeshjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku 23 persona kanë vdekur dhe 35 të tjerë…