Komuna e Prizrenit dhe “Caritas”-i vazhdojnë bashkëpunimin

23 shtator 13:29

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur të premten në takim Miriam Pikaar nga Caritas Europa dhe përfaqësuesit e Caritas Kosova, Alfred Pjetri, Pal Baftijaj e Orhan Miftari.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se krahas bashkëpunimit të mirë e të vazhdueshëm me “Caritas”, u diskutua për zgjerimin e aktiviteteve, në veçanti për ruajtjen dhe trajtimin dinjitoz të qytetarëve në përgjithësi.

Me këtë rast, u fol edhe për rritjen e bashkëpunimit, përmes projekteve të përbashkëta, që t’i dilet në ndihmë personave në nevojë në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit.

Aktualisht, Komuna dhe “Caritas” operojnë përmes projekteve të arsimit dhe shëndetësisë, por, në të ardhmen do të shqyrtohen mundësitë për ngritjen e kapaciteteve edhe në kulturë dhe sport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Kombeve po zhvillon ndeshjet e parafundit të saj,…