Komuna e Rahovecit bën shpërndarjen e fazës së pesë të mekanizmave bujqësorë

22 janar 2020 | 12:13

Komuna e Rahoveci, respektivisht drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka bërë shpërndarjen e fazës së pesë të mekanizmave bujqësorë.

Në këtë fillimvit, nga kjo fazë e shpërndarjes, 53 fermerë kanë përfituar mekanizma bujqësorë, të cilët përfshijnë: 53 pajisje: 10 freza me gjatësi 3 metër, 6 freza me gjatësi 1.8 metër, 5 freza me gjatësi 1.6 metër, dhe 32 mulqere të hardhive. Gjatë fazës tjetër të shpërndarjes, e cila pritet të bëhet në fillim të muajit shkurt, do të shpërndahen motokultivatorë.

“Bujqësia ishte dhe mbetet prioritet i yni, si një ndër sektorët kryesor të cilët kontribuojnë dukshëm në zhvillimin ekonomik të vendit, prandaj përkrahja e fermerëve është e një rëndësie të veçantë. Urime të gjithë përfituesve, i gëzofshi e u shtofshin prodhimet tuaja kualitative”, ka thënë kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa prej klubeve janë zhvendosur në Turqi dhe Shqipëri për…