Komuna e Rahovecit fiton grant në vlerë 40,000.00 euro

20 maj 2022 | 16:07

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se nga Ministria e Pushtetit Lokal (MPL) është njoftuar se komuna që drejton është përfituese e grantit në vlerë 40,000.00 euro, në thirrjen “Programi për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete për komunat e Republikës së Kosovës”.

“Do të angazhohemi menjëherë për ta hartuar projektin kryesor ku do të përshihet ndërtimi i rrugëve me prioritet në zonat e banuara nga komuniteti pakicë, e që do të financohet sipas vlerës së grantit, për ta shfrytëzuar në afat sa më të shpejtë. Faleminderit komisionit për vlerësim dhe urime qytetarëve të Rahovecit!”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rihanna dhe i dashuri i saj, ASAP Rocky, kanë mirëpritur…