Komuna e Vitisë bëhet pjesë e një pilotprojekti për personat me aftësi të kufizuara fizike

07 mars 2021 | 17:21

Komuna e Vitisë është përzgjedhur përfituese për realizimin e një pilotprojekti për mundësinë e identifikimit të qasjes fizike të personave me aftësi të kufizuara fizike në të gjitha objektet publike dhe private, me qëllim të mosdiskriminimit dhe integrimit të tyre në shoqëri.

Kjo u bë me dije nga Venera Çerkini, udhëheqëse e Departamentit Ligjor dhe Monitorim të komunave, e cila është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim kryetari Haliti ka theksuar se ky projekt për të ka një rëndësi të veçantë pasi, sipas tij, me atë do të përfitojnë qytetarët me nevoja të veçanta. Ai ka theksuar se Komuna e Vitisë do të bëjë çmos që realizimi i tij të jetë sa më i mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, u ka shprehur…