Komuna e Vushtrrisë nis ndërtimin e shtatë shesheve në fshatra

29 gusht 2019 | 15:24

Nëpërmjet një ceremonie, të enjten në fshatin Stanoc e Ultë në komunën e Vushtrrisë ka nisur ndërtimi i sheshit të fshatit, i cili do të ketë terrene sportive dhe hapësira publike të qëndrimit.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve ka marrë pjesë kryetari i Vushtrrisë,  Xhafer Tahiri, i cili u ka shpjeguar banorëve në detaje projektin e sheshit. “Qëllimi i këtij projekti është krijimi i hapësirave publike  në shtatë fshatra më të mëdha të komunës së Vushtrrisë, për të vazhduar më pas edhe në fshatra tjera, ku do të ndërtohen parqe me fusha sportive, vende për ule për pleqtë me tabela shahu, me tabela pingpongu, me parkingje, gjelbërim e ndriçim që besoj se kanë për ta ndryshuar jetën e qytetarëve  nëpër fshatra”, ka thënë Tahiri.

Ai ka theksuar se është duke u vazhduar me krijimin e shesheve edhe nëpër fshatra, fillimisht në shtatë fshatra, e më pas do të vazhdohet në të gjitha fshatrat e Vushtrrisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e pyjeve nga dëmtuesit në territorin e Ferizajt tashmë…