Konferenca rajonale, nën udhëheqjen e Edita Tahirit, bën thirrje për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe përfaqësim të plotë të grave në udhëheqjen për paqe dhe stabilitet

26 maj 2026 | 08:59

Gratë në Ballkanin Perëndimor bëjnë thirrje që marrëveshjet e paqes të bëhen realitet dhe për pjesëmarrje të barabartë të grave në proceset formale të paqes që çojnë në paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë, në Konferencën Rajonale të udhëhequr nga Edita Tahiri.

Lobi Rajonal i Grave në Evropën Juglindore (RWLSEE) dhe INTEGRA kanë organizuar Konferencën Rajonale të Dialogut me temën “Përkthimi i Marrëveshjeve të Paqes në Realitet: Gratë drejtojnë Paqen e Qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, të mbështetur nga Fondacioni i Grave për Paqe dhe Humanitare (WPHF) RRW dhe UNWomen, që u mbajt më 22 maj 2026 në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Konferenca Rajonale u mbajt në kontekstin e kësaj kohe të ndjeshme të shoqëruar me kriza, konflikte dhe tensione gjeopolitike në botë dhe rajon, si dhe duke marrë në konsideratë zbatimin e ngecur të Marrëveshjes së Paqes të Brukselit të vitit 2023 ( Shtojca e Zbatimit e Ohrit), dhe nën-përfaqësimin e grave në udhëheqje, vendimmarrje dhe procese formale të paqes.

Kjo Konferencë ofroi platformën e dialogut rajonal të nivelit të lartë midis grave parlamentare të Kosovës dhe Serbisë dhe gjithë rajoni si dhe aktivisteve të shoqërisë civile, të ndërmjetësuar nga RWLSEE, duke bërë të mundur që thirrja e grave për rifillimin e zbatimit të marrëveshjes paqësore të arritur në Dialogun e Brukselit në 2023 dhe zbatimin e saj të plotë për hir të paqes së qëndrueshme në rajon dhe më gjerë, si dhe për domosdoshmërinë e barazisë gjinore në paqebërje dhe ndërtimin e paqes të dëgjohet nga publiku, vendimmarrësit dhe politikëbërësit dhe Autoritetet e Dialogut të Brukselit (BE, Kosovë, Serbi), me theks të fortë se paqja nuk mund të vijë me letra dhe pa gratë, por me vullnet politik dhe duke pasur gra ne negociata paqësore.

Hapja e Konferencës filloi me seancën plenare me fjalën përshëndetëse të Edita Tahirit, ish-zëvendëskryeministres së Kosovës dhe kryetare e RWLSEE-së dhe të Kushtrim Koliqit, Drejtor i INTEGRA-s.
Konferencës iu drejtuan në mënyrë virtuale folësit kryesorë, personalitete të shquara ndërkombëtare: 1. Caroline Ziadeh, Përfaqësuese e Përhershme e Libanit në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë; 2. Peter Sorensen, Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, i cili i dërgoi Letër Konferencës, përkatësisht Edita Tahirit, Kryetares së RWLSEE, të lexuar në Konferencë nga e dërguara e tij Andrea Slomsek; 3. Tonni Ann Broadber, Udhëhëqëse e Sekretariatit të WPHF-së; 4. Dr. Natalia Peral Maccaroni, eksperte ndërkombëtare për Ballkanin dhe WPS Agjendën si dhe eksperte e RWLSEE-së. Folësit kryesorë mbajtën fjalime vizionare dhe shumë frymëzuese, duke i dhënë tonin Konferencës, duke frymëzuar pjesëmarrësit dhe duke marrë duartrokitje të forta.

Edita Tahiri, shprehu mirënjohje për folësit kryesorë për kontributin e tyre të rëndësishëm në punimet e Konferencës, ajo falënderoi në veçanti Peter Sorensen, i cili në letrën e tij njoftoi për themelimin e Bordit Këshillimor të Grave si pjesë formale e Dialogut të Brukselit.

Edita Tahiri tha se sot shkruam historinë, vendosëm lidhje zyrtare midis proceseve paqësore formale dhe proceseve paqësore joformale, përkatësisht midis Dialogut të Brukselit dhe Platformës së Dialogut Rajonal të Grave për Ndërtimin e Paqes të RWLSEE-së, ku komponenti kryesor është Dialogu midis grave parlamentare të Kosovës dhe Serbisë dhe shoqërisë civile nga rajoni më i gjerë, i cili vazhdon së vepruari për më shumë se njëzet vjet.

Konferenca Rajonale trajtoi sfidat e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të brishtë në rajon dhe pasojat e zbatimit të ngecur të marrëveshjeve të paqes, mungesën e grave në Dialogun e Brukselit për Paqe dhe mungesën e dispozitave gjinore në marrëveshjet e paqes, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për paqe dhe integrime evropiane dhe euro-atlantike si dhe rrugën përpara drejt paqes së qëndrueshme, drejtësisë tranyicionale gjithëpërfshirëse dhe shoqërive, duke vënë theksin që marrëveshjet e qëndrueshme të paqes dhe paqja nuk vijnë me fjalë as me letra por vijnë me zbatimin e tyre të plotë dhe vetëm kur gratë të përfshihen plotësisht në mënyrë të barabartë dhe kuptimplotë në negociatat formale të paqes, siç kërkohet nga Agjenda WPS në përputhje me Rezolutën 1325 të KS të OKB-së, Platformën e Pekinit dhe PfA-në dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të vitit 2030.

Po ashtu u përqendrua në promovimin e paqebërjes dhe ndërtimit të paqes gjithëpërfshirëse gjinore, duke bërë thirrje që proceset paqësore jo formale duhet të merren në konsideratë si pjesë zyrtare e proceseve formale paqësore nga ana e ndërmjetësuese ndërkombëtar dhe palët negociuese për të siguruar paqe të qëndrueshme, duke pasur parasysh potencialet e njohura të paqes së grave dhe vlerat e shtuara të tyre duke përfshirë ofrimin e legjitimitetit për procese paqësore dhe zbatimin e marrëveshjeve të paqes, meqenëse të grate janë të lidhura drejtëpërsëdrejti me me komunitetet e tzre.

Konferenca zhvilloi punimet përmes katër panele tematike që lidheshin me avancimin e rolit të grave në krijimin dhe ndërtimin e një paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor dhe në botë.

Konferenca vazhdoi me seancat e grupeve të punës për përgatitjen e rekomandimeve, të cilat u diskutuan dhe miratuan në seancën plenare me qëllim për t’u ndarë me politikëbërësit, vendimmarrësit në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar dhe publiku.

Konferenca miratoi Mekanizmat në Hije të RWLSEE-së për Monitorimin e Zbatimit të marrëveshjeve të paqes të arritura në Bruksel, të cilat do t’i paraqiteshin Lehtësuesit të BE-së për Dialogun e Brukselit për bashkëpunim, për çka ishte arritur mirëkuptimi paraprak midis Edita Tahiri-t dhe Peter Sorensen-it.

Letra e Sorensenit konfirmoi formalizimin e këtij bashkëpunimi, përkatësisht krijimin e lidhjes zyrtare ndërmjet proceseve paqësore formale dhe proceseve paqësore joformale si një kontribut për paqen gjithëpërfshirëse dhe shoqëritë gjithëpërfshirëse – një rrugë drejt paqes së qëndrueshme.

Pas Konferencës Rajonale, ditën e nesërme u mbajt dhe një Konferencë e nivelit lokal rajonal me titull “Nga Proceset Gjithëpërfshirëse në Paqen Gjithëpërfshirëse”. Kjo konferencë ofroi platformën e dialogut r midis grave në nivel lokal në kontekstin rajon.

Konferenca vuri theksin theksin se paqja ndërtohet nga qasja “Poshtë-lartë”, sepse kjo siguron legjitimitet dhe pronësi mbi zbatimin e marrëveshjeve të paqes.
Objektivat e përgjithshme të dyja Konferencave ishin promovimi i agjendës për Gra, Paqe dhe Siguri, barazisë gjinore në politikë, vendimmarje,udhëheqje dhe proceseve paqësore zyrtare dhe bashkëpunimit rajonal si një rrugë që përshpejton paqen e qëndrueshme, integrimin Europian dhe euroatlantik të vendeve të rajonit dhe rajonin e gjerë.

Pjesëmarrëset e të dyja Konferencave një atmosferë konstruktive diskutuan, dhanë ide dhe rekomandime të rëndësishme duke kontribuar në strategjinë për forcimin e pjesëmarrjes së barabartë të grave në politikë, vendimmarrje dhe lidership në të gjitha fushat e jetës publike, veçanërisht në proceset formale të paqes, si dhe në integrimin e qasjeve gjinore në hartimin e politikave, ndërtimin dhe ruajtjen e paqes.

Pjesëmarrëset e konferencave kanë përfshirë gra në politikë dhe shoqëri civile, parlamente, qeveri, përfaqësuese të partnerëve ndërkombëtarë, ekspertë, praktikues, studiues, anëtaret e Komitetit Drejtues të RWLSEE nga vendet fokus të RWLSEE si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Agjencitë e OKB-së, UN Women dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Në konferencë morën pjesë: Edita Tahiri, Kushtrim Koliqi, Alenka Verbole, Andreja Slomšek, Anna Oreg, Arbana Pasholli, Arbëresha Dedinja, Ariana Musliu Shoshi, Arta Desku, Angelina Buzarovska, Caroline Ziadeh, Diana Cekaj-Berisha, Edlira Çepani, Flora Macula, Gordana Čomić, Gordana Nestorovska, Irina Pockova, Ioannis Psimopoulos, Jelena Banjac, Jelena Marković, Jovana Trenčevska, Liridona Beqiri, Klementina Meçi, Katarina Adjancic, Marina Duhani, Melita Mulić, Memnuna Zvizdić, Milica Pralica, Mimoza Ahmetaj, Nada Drobnjak, Nargis Azizova, Natalia Andrea Peral Maccaroni, Olivera Milošević, Oumou Diawara, Reyes Charle Cuellar, Rinë Abrashi, Rozafa Ukimeraj, Sadbere Vllasaliu, Savka Todorovska, Shefkije Mehmeti, Nataša Dokovska, Nadire Selman, Olga Stamenkova, Olgica Avramovska, Rosana Stamenkova, Shpresa Muharremi, Slavica Radovanović, Slavica Stanojlović Urošević, Slavica Striković, Sneźana Jakovljević, Sonja Biserko, Sonja Pernat, Sumea Ramadani, Taibe Canolli Brajshori, Tonni Ann Brodber, Vetone Veliu, Verica Trajkova-Stamenkova, Verka Gakeva, Visare Berisha-Shabani, Vlora Tuzi Nushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e përvjetorit të rënies në krye të detyrës…