Konfirmohet koalicioni i parë qeverisës në Prishtinë

09 dhjetor 2021 | 00:00

Kryetari i ri i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për përfshirjen e Lëvizjes për Bashkim në qeverisje lokale në kryeqytet.

Rama ka thënë se LB-ja, e cila përfaqësohet me një asamblist në Kuvendin Komunal, do të propozojë emrin e një drejtori komunal në qeverisjen e Prishtinës.

Lëvizja për Bashkim në zgjedhjet e 17 tetorit ka arritur të siguroj një ulëse në asmablenë komunale të Prishtinës.

Agim Kuleta si bartës i listës është zgjedhur asamblist nga radhët e LB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy burra të moshës 23-vjeçare janë akuzuar për terrorizëm sot…