Konfiskohen 30 automjete të pazhdoganura

20 shtator 2023 | 11:36

Njësitë antikontrabandë të Doganës të Kosovës vazhdojnë të kryejnë kontrolle nëpër territorin e vendit për të parandaluar veprimtarinë e kontrabandës.

Gjatë një operacioni janë kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme, me pika thelbësore në Xërxe/Rahovec dhe dy në Carallukë/Malishevë, dogana ka sekuestruar 30 automjete të pazhdoganuara.

“Njësitë e Doganës të Kosovës kanë identifikuar dhe kryer kontrollin e automjeteve me targa të huaja, si dhe kanë gjetur auto pjesë pa dokumentacionin e nevojshëm që dëshmon se automjetet nuk janë te zhdoganuara. Si rezultat të këtyre kontrolleve, janë zbuluar dhe sekuestruar 30 automjete të pa-zhdoganuara, si dhe pjesë të automjeteve të paligjshme në këto tri lokacione. Në përputhje me procedurat ligjore, është filluar procesi i kundërvajtjeve. Dogana e Kosovës ka aplikacionin ‘eDogana’ për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak para se të performonte “moonwalk”-in e tij të parë,…