Konfiskohen mallra pa dokumente në Leposaviq

26 dhjetor 2023 | 20:17

Policia e Kosovës ka identifikuar një depo në Leposaviq në të cilën ndodheshin mallra pa dokumente përkatëse.

Sipas PK-së, janë sekuestruar 500 litra pije alkoolike (verëra të ndryshme ,birra), 200 litra pije joalkoolike, 450 litra vaj, 500 kg sheqer, 300 kg produkte konditorike, 10 boksa cigare pa banderola.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale: ‘Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’.

Lidhur me rastin, të gjitha veprimet hetimore kanë qenë në koordinim me Prokurorinë Themelore ne Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa trupat izraelite intensifikojnë luftën në Gazë për eliminimin e…