Konfiskohen mbi 2 mijë kg duhan në Zubin Potok

27 nëntor 2023 | 20:21

Mbi dy mijë kg duhan janë konfiskuar këtë të hënë në Zubin Potok. Policia njofton se ende nuk ka të arrestuar.

Mbi dy mijë kg duhan janë konfiskuar këtë të hënë në fshatin Uglare, komuna e Zubin Potokut.

Kështu ka njoftuar për RTV Dukagjini, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai ka bërë të ditur se deri më tani ende nuk është arrestuar asnjë person.

No description available.

Sipas tij, kjo sasi e duhanit është dërguar në doganë.

“Kjo ka ndodhur rreth orës 15:00. Ndërsa malli është dërguar në doganë. Ende s’ka të arrestuar”, tha Elshani.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një raport i hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese…