Kongresi Panshqiptar Amerikan mban Kuvendin, zgjedh kryetarin dhe kryesinë

30 maj 18:35

Uashington – Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) mbajti Kuvendin e tij dhe me kënaqësi lajmëron që zgjodhi Bordin e ri të Drejtorëve.  Pjesëmarrësit u pajtuan njëzëri të caktojnë: Kryetar Dr. Sulejman Çelaj, nënkryetarë Dr. Eglantina Kica dhe Uk Lushi, dhe Sekretar Bleron Baraliu.

Udhëheqësia e re e KPA-së është e ngazëllyer dhe vendosur të vazhdojë përparimin e misionit të organizatës dhe të punojë në forcimin e mëtutjeshëm të lidhjes së veçantë mes SHBA-së dhe shqiptarëve.

“KPA dhe komuniteti shqiptaro-amerikan në rritje janë të vetëdijshëm për sfidat e shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Ballkan. Kjo është arsyeja për komunitetin dhe të gjithë shqiptarët të bashkohemi. Unë jam i bindur që drejtorët dhe anëtarët e KPA-së do të bëjnë më të mirën e mundshme duke avokuar për shqiptarët kudo që jemi.”- deklaroi Kryetari Çelaj.

KPA fton të gjithë anëtarët e komunitetit dhe miqtë amerikanë të na bashkangjiten në punën për promovimin e vlerave dhe synimeve të përbashkëta si dhe relacionin special mes kombeve amerikane dhe shqiptare. Koha e sukseseve më të mëdha për KPA-në është para nesh. Të bashkuar jemi të fortë!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll do t’i zhvillojë tri…