Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, po vazhdon të qëndrojë në Shqipëri me rastin e 28 nëntorit.

Ai sot së bashku me kryetaren e Parlamentit shqiptar, Lindita Nikolla, kanë bërë homazhe te busti i komandantit legjendar Adem Jashari në Tiranë.

“Me Kryetaren Lindita Nikolla në këtë mëngjes të 28 Nëntorit në Tiranë për homazhe te busti i komandantit tonë legjendar, Heroit Adem Jashari. Urime Dita e Flamurit!”, ka shkruar Konjufca.

Kujtojmë se dje në Tiranë është mbajtur mbledhja e parë e përbashkët në mes dy Kuvendeve, atij të Kosovës dhe të Shqipërisë.