Konjufca: Do ta dërgojmë presidentin në Gjykatën Kushtetuese

07 prill 2020 | 21:14

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi do ta marrë përgjigjen nga Lëvizja Vetëvendosje për propozimin e mandatarit për kryeministër, pas tejkalimit të pandemisë.

Ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin në “Klan Kosova” ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë kërkesë të presidentit pasi sipas tij, Thaçi i ka tejkaluar kompetencat e ti.

“Presidenti e koncepton veten si një person politik i cili mendon që e ka kapacitetin kushtetues dhe juridik për të krijuar qeveri të reja në Kosovë. Unë jam i sigurt që kjo kompetencë presidentit nuk i takon”, thotë ai.

“Presidenti nuk e ka këtë kapacitet kushtetues dhe juridik që t’i mbledhë forcat politike dhe prej atij takimi të shpallë zgjedhje të reja apo që Kosova ka nevojë për Qeveri të re, me këto qëndrime ai [Hashim Thaçi] ka tejkaluar mandatin e tij si president”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka shtuar se vendi mund të shkojë në zgjedhje pas tejkalimit të situatës së pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ftuari i radhës në emisionin FanZone në Supersport, ishte…