Konjufca e pret nesër në takim Lajçakun

15 shtator 2021 | 16:49

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka arritur të mërkurën për vizitë treditore në Kosovë.

Lajçaku nesër (e enjte) do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Përmes një komunikate për medie është bërë me dije se Konjufca do ta pres në takim Lajçakun në ora 8:45 nesër në mëngjes.

Takimi do të mbahen në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bora e parë e këtij dimri në Finlandë ra zyrtarisht…