Konjufca: Jam takuar me Lekajn, Krasniqin e Isufin, folëm për shfuqizimin e Speciales

04 janar 2018 | 19:24

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, Glauk Konjufca, ka treguar se në fund të dhjetorit ishte takuar me përfaqësues të partive që janë në pushtet dhe të cilat e kishin njoftuar se si e kanë ndërmend ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale.

Konjufca, pas mbledhjes së kryesisë së VV-së tha për media se ka pasur një takim në fund të dhjetorit me AAK-në, Nismën dhe PDK-në.

Ai tregoi se në atë takim kishin biseduar lidhur me përpjekjet për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

“Kam pasur një takim në fund të dhjetorit me përfaqësues të Aleancës, Nismës dhe PDK-së, kam qenë i ftuar nga ta që të ma shpjegojnë se si do të shkojë përpjekja e tyre për shfuqizimin e Gjykatës”, ka thënë Konjufca pas mbledhjes së VV-së.

Për këtë takim që u zhvillua në mes të Konjufcës, Pal Lekajt, Ahmet Isufit dhe Memli Krasniqit, vetë Lekaj e ka konfirmuar të enjten.

Lekaj ka thënë se në këtë takim kanë biseduar për disa zhvillime të fundit që po ndodhin në vend.

Ky takim ka ndodhur para Vitit të Ri dhe u mbajt në njërin prej lokaleve të Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın ka deklaruar se…