Konjufca: Kemi angazhuar ekspertë të nivelit botëror për padinë kundër Serbisë

23 maj 2023 | 13:39

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka treguar se Kosova ka konsultuar ekspertë të nivelit botëror sa i përket përgatitjes së padisë ndaj Serbisë për gjenocid.

Konjfuca ka treguar se këta profesionist eminent kanë qëndruar edhe në Kosovë dhe se për dy vite është bërë një punë e madhe.

“Zyra e kryeministrit e ka bë një punë deri tash. Kemi konsultuar, por s’mund t’i ndajë emrat. Unë i kam takuar disa prej tyre, janë profesorë eminent, pikërisht të së drejtës humanitare, ekspertë të gjenocidit të nivelit botëror. Kanë ardhur ata në Kosovë, disa prej tyre,  i kemi takuar. Qe dy vite është duku u punuar në këtë temë. Ka pasur një punë kualitative dhe substanciale. Por kur do të jetë data, java, muaji”, ka thënë Konjufca para gazetarëve.

Më tutje, Konjufca ka thënë se vështirësitë për çështjen e padisë ndaj Serbisë tashmë ndërlidhen pothuajse vetëm me aspektin procedural për aplikimin dhe dorëzimin e padisë në institucione përkatëse.

Sa i përket aspektit përmbajtjesor, Konjufca ka treguar se kanë krijuar një kornizë tepër profesionale në bashkëpunim me ekspertët eminent të nivelit botëror.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për…