Konjufca: Kontrata e Telekomit me “Z-Mobile” mos të vazhdohet

28 korrik 2019 | 22:59

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes!, Glauk Konjufca, ka kërkuar mosvazhdimin e kontratës ndaj “Z-Mobile|.
Konjufca ka reaguar pas zërave se Telekomi i ka vendosur kushte ndaj “Z-Mobile”, për t`ia vazhduar kontratën.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Konjufca ka shkruar se negocimet me kushte janë alibi për vazhdimin e dëmtimit të Telekomit.

Postimi i plotë i Konjufcës pa ndërhyrje:

Po flitet në media se Telekomi i paska vendosur disa kushte Z-mobile për t’ia vazhduar kontratën.

Drejtuesit e Telekomit duhet ta kenë parasysh se Kontrata e Telekomit me Z-Mobile duhet të mos vazhdohet. Pikë.

Negocimet me kushte janë alibi për vazhdimin e dëmtimit të Telekomit.

Nuk ka asnjë kusht që vlen në këtë drejtim. 30 korrik #Fund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditët e fundit të muajit korrik në vendin tonë fillojnë…