Moti për ditët në vijim

28 korrik 2019 | 22:30

Ditët e fundit të muajit korrik në vendin tonë fillojnë me mot të freskët dhe reshje lokale shiu. Nga e mërkura sërish nxehtë dhe kryesisht me diell.

“Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, por nga dita e mërkurë sërish do të rriten mbi vlera mesatare. Minimale do të luhaten nga 15C deri në 18C, e ato maksimale, të hënën do të zbresin deri në 25C, por nga dita e mërkurë do të rriten në 30C deri 33C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-6m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje rreth vlerave normale”, thuhet në njoftimin e “Prishtina Weather”.

Ky është parashikimi i motit sipas “Prishtina Weather”:

29.07 – Më freskët, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe priten reshje lokale shiu, e pasdite edhe me bubullima.

30.07 – Pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

31.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite vende-vende mundësi për riga shiu.

1.08-2.08 – Ditëve të para të muajit gusht, nxehtë, kryesisht me diell. Të enjten pasdite mundësi për riga lokale shiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, do të vendoset në rrethrrotullimin,…