Konjufca kthehet në Kuvend pas lëndimit

14 tetor 2022 | 14:23

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është kthyer në vendin  e tij të punës, pas disa mungesave, për shkak të një lëndimi fizik.

Pak minuta pasi është informuar për seancën, që kishte nisur disa orë më parë, Konjufca ka nisur punën.

Dikush nga deputetët në Kuvend si duket e ka pyetur Konjufcës si e ka gjendjen, pasi kryeparlamentari është dëgjuar duke thënë “mirë, faleminderit”.

Më 6 tetor, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, kishte njoftuar se Konjufca ka pësuar një lëndim fizik, e si rezultat i këtij lëndimi ai s’do të jetë në punë për 10 ditë.

Nuk janë dhënë detaje se si është lënduar kryeparlamentari Konjufca, të cilin deri sot e ka zëvendësuar nënkryetarja Saranda Bogujevci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor (MMPH), Hysen Durmishi, ka…