Konjufca kundër kushtëzimit të mundshëm të anëtarësimit të Kosovës në KE me Asociacionin

16 prill 2024 | 15:31

Kushtëzimi i mundshëm i anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe “do të ishte i pandershëm” dhe “në interes të Miroslav Lajçakut”.

Kështu ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Vendosjen e hapave drejt Asociacionit para anëtarësimit – ndonëse kështu vetë është thënë në raportin e Bakoyanis, Konjufca e ka quajtur “jo të mirëpritur”, “të papranueshëm” dhe “dëmtim të qëllimshëm të Republikës së Kosovës”.

Konjufca ka thënë se beson se vetëm çështja e 24 hektarëve të manastirit të Deçanit ka qenë kusht nga Bakoyanis.

“Aktualisht po them që Kosova do t’i qëndrojë vetëm asaj që e shohim si shkronjë në raportin e zonjës Bakyoannis. Ai s’thotë asgjë për Asociacionin para anëtarësimit, por pas anëtarësimit. KE-ja ka thënë se do ta formojë një komision monitorues për Kosovën sa u përket hapave të mëtutjeshëm në implementimin e atyre që quhen marrëveshje ekzistuese me Serbinë, ndër të cilat mund të jetë Asociacioni”.

“Ajo mund ta kishte shkruar se pa asociacion s’mund të pranohemi. Atëherë pse dikush duhet të na ngarkojë me diçka më shumë se që na ka ngarkuar ajo dhe KE-ja. Kjo do të ishte për interesa të zotit Lajçak dhe proceseve që ai s’ka mundur t’i përmbyllë e përfundojë e me na qitë në qafë edhe disa kritere shtesë që janë të pandershme”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit ka hedhur akuza në drejtim të gjyqtarit…