Konjufca: Njeriu kryesor i drejtësisë nga shtatori i vitit të kaluar e ka dosjen për bandat në veri dhe nuk vepron

08 dhjetor 21:52

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, e ka akuzuar për mosveprim, ndaj bandave kriminale në veri, siç e ka quajtur “njeriun kryesor të drejtësisë në Kosovë, që po dëshiron tash të bëhet kryeprokuror”.

Duke aluduar në kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, Konjufca, ka thënë se ai e ka dosjen e plotë për të gjitha veprimet e bandave kriminale që veprojnë në veri dhe prapë se prapë, sipas tij nuk ndërmerr asnjë veprim.

Ai ka thënë se këtë dosje ai e ka që një vit e 15 muaj me të gjitha detajet.

“Kam info të sakta, që njeriu kryesor i sistemit të drejtësisë sot, prej muajit shtator të vitit të kaluar e ka dosjen e plotë të bandave kriminale të veriut, asnjë veprim fare, asnjë veprim. Njeriu kryesor i drejtësisë, ai që po dëshiron të jetë kryeprokuror”, ka thënë ai në RTV Dukagjini në Debat Plus.

“Një vit e tre muaj, 15 muaj e ka në tavolinë, dosjen voluminoze, me krejt emrat e krejt fotografitë e incizimet, e personave që janë kryesorit, që e bëjnë organizimin e krimit në veriun e Kosovës. Dosjen e ka, po të garantoj e ka prej shtatorit të vitit të kaluar, me të gjitha eksponentët, me të gjitha detajet. Pse? Atë zotnin duhet ta thërrisni në emison dhe ta pyetni”, ka vijuar Konjufca.

E njëjta zyre sipas tij kishte marrë vendim për tërheqjen e urdhërit të arrestit për Milan Radojçiq, i cili sipas Konjufcës është “shefi i bandave në veri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Viti, ku…