Konjufca pret në takim eurodeputetët e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë

03 nëntor 2022 | 15:45

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, ambasadori Agron Bajrami dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim eurodeputetët e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë (KPSA), të kryesuar nga Romeo Franz.

Me këtë rast u diskutua, ndër të tjera, për progresin e arritur në reformat që lidhen me integrimin në BE, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, krizën energjetike, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Konjufca ritheksoi përkushtimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për zbatimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), si dhe përmbushjen e reformave të nevojshme për avancimin e agjendës së integrimit evropian.

Në takim morën pjesë edhe eurodeputetët Angel Dzhambazki, Ladislav Ilçiq, Lukas Mandl, Karlo Ressler, Thomas Waitz dhe Bogdan Rzonca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Serbia “nuk është…