Konjufca: Qeveria mund ta propozojë një draft-statut të Asociacionit

04 mars 2024 | 16:00

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Qeveria e Kosovës mund ta propozojë një draft të saj të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në një kohë të caktuar dhe i njëjti mund të marr pjesë nga drafti i propozuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Ai ka thënë se zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin mund të bëhet kur të nënshkruhet marrëveshja e Ohrit.

“Qeveria në momentin që do t’i vjen koha do ta propozojë vet një draft dhe do të marr pjesë edhe nga ky draft, pra nuk është refuzim”, ka thënë Konjufca për “RTV 21”.

Konjufca ka thënë se drafti i BE-së nuk duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për vlerësim.

“Jo, nuk mendoj se një draft i tillë duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas marrëveshjes së 2013 kjo çështje është komplet e brendshme e Kosovës edhe vet Lajçaku tha se nuk është fare çështje negociatash ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe është vetëm një obligim ndërkombëtar që do të thotë të zbatohet kur t’i vijë koha në këtë rast sipas qeverisë kur të nënshkruhet marrëveshja e Ohrit”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), nesër (e martë) zyrtarisht…