Konjufca ua tërheq vërejtjen deputetëve për cigare: Ua thërras inspektoratin

20 tetor 2022 | 11:45

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, përpara se ta nisë seancën ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve për pirjen e duhanit në bufe.

Ai ka thënë se kjo sjellje është e papranueshme, teksa i paralajmëroi se në rast se e njëjta do të përsëritet, do të ua thërras Inspektoratin.

“Kjo është një sjellje e papranueshme dhe nëse veç edhe një herë e kam një informatë që po pihet duhani në bufe, më detyroni ta thërras Inspektoratin e Shtetit”, është shprehur Konjufca.

Më tutje,  ai ua ka rikujtuar deputetëve se në çdo hapësirë të kuvendit dhe të institucioneve publike ndalohet pirja e duhanit, ku i ka ftuar që ky vendim së pari të vlejë për përfaqësuesit e popullit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka bërë…