Konjufca uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

13 prill 11:03

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, duke i uruar besimtarët myslimanë, ka shfaqur shpresën që muaji i Ramazanit të jetë muaj i paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit mes njerëzve.

“Muaji i shenjtë i Ramazanit nuk është vetëm muaj i agjërimit, por edhe i sakrificës dhe i dashurisë njerëzore. Për besimtarët islam dhe gjithsecilin që beson në vlerat njerëzore”, ka thënë Konjufca në urimin e tij.

Më tutje, kryeparlamentari Konjufca ka shtuar se “të gjithë ne jemi të bashkuar për ta fituar betejën me Covid-19 dhe për ta bërë Kosovën vend më të mirë, vend ku humanizmi është vlerë mbizotëruese”.

“Të gjithë myslimanëve ua uroj muajin e Ramazanit dhe dëshiroj që të jenë sa më vullnetfortë, zemërbardhë e të lumtur gjatë këtij muaji të shenjtë. Agjërim të lehtë!”, ka thënë Konjufca në fund të urimit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ribashkimi i aktorëve të serialit “Friends” ishte një nga lajmet…