Konstituohet Këshilli Drejtues i UShAF-it

27 tetor 2022 | 16:42

Sot është mbajtur mbledhja konstituive e Këshillit Drejtues (KD) të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).

Mbledhjen e hapi anëtarja më e vjetër nga radhët e anëtarëve të zgjedhur nga Senati i UShAF, bazuar në Rregulloren e Punës së KD-së.

Në mbledhje u miratua raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të UShAF-it për anëtarët e zgjedhur nga Senati i UShAF-it dhe anëtarët e emëruar nga MAShTI, të cilët votuan unanimisht verifikimin e mandateve të anëtarëve të KD.

Gjithashtu u nënshkruan deklaratat etike.

Rektori i UShAF, prof. dr. Agron Bajraktari, uroi anëtarët e KD-së dhe tha se bashkëpunimi nga ana e tij nuk do të mungojë asnjëherë dhe se bashkë do të punojnë në zhvillimin e mëtejmë të Universitetit.

Në mbledhje ishin prezent anëtarët e KD-së nga Universiteti: Leonora Haliti Rudhani, Lejla Ibrahimi, Agim Thaqi dhe Faton Spahiu, ndërsa anëtarët prezent të emëruar nga MAShTI ishin: Agron Dida dhe Hazir Gashi, kurse mungonte Hamit Qeriqi.

Mandati i anëtarëve të Këshillit Drejtues zgjatë tri vite, përkatësisht deri më 30.09.2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i është ndaluar vizita dyditore…