Konstituohet Komisioni për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti

13 prill 2021 | 11:12

Është konstituuar Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Ky komision do të drejtohet nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ndërsa zëvendëse e tij do të jetë deputetja Jeta Statovci nga Vetëvendosje.

Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala, ka thënë se nga java e ardhshme nis punën ky organ i Kuvendit me programin dhe dinamikën e punës.

“Me punën e përbashkët dhe me parimet e Kuvendit , do të jep maksimumin për bashkërendim të çdo iniciative të Komisionit për interes të përgjithshëm. Presin disa institucione për veprimin tonë. Nga java e ardhshme nisim punën sipas programit”, ka thënë ai.

Ndërsa Jeta Statovci, ka thënë se fusha e ekonomisë ka një sërë sfidave sikurse ajo në shëndetësi, kështu sipas saj me një bashkëpunim të mirëfilltë pret të arrihet përballimi i këtyre sfidave.

Komisioni është konstituuar me 10 anëtarë fillimisht, e që pritet të caktojë anëtar edhe një nga minoritet.

Mbledhjet e këtij Komisioni pritet të mbahen çdo të martë prej orës 10:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, duke…