Kontingjenti KFOR 8 niset nga Shqipëria drejt Kosovës

15 qershor 2026 | 13:05

Në ambientet e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut në Poshnjë të Shqipërisë është zhvilluar ceremonia e nisjes së Kontingjentit KFOR 8, i cili do të dislokohet në Pejë.

Forcat Tokësore të Shqipërisë kanë bërë me dije se efektivët shqiptarë nisin misionin e tyre me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. “Në ambientet e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut u zhvillua ceremonia e nisjes së Kontingjentit KFOR 8 drejt Pejës, Kosovë. Me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, efektivët e Forcës Tokësore nisin misionin e tyre në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Përkrah aleatëve të NATO-s, Forca Tokësore vijon të japë kontribut të çmuar në operacionet ndërkombëtare, duke dëshmuar gatishmëri, profesionalizëm dhe standarde të larta operacionale”, është thënë në njoftim.

Në përfundim të ceremonisë, Forcat Tokësore shqiptare u kanë uruar suksese pjesëtarëve të kontingjentit në misionin e tyre në Kosovë dhe një kthim të sigurt në atdhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, ka shprehur pikëllimin e…