Kontrabandonin mallra nga Serbia, arrestohen dy persona

13 nëntor 2019 | 15:50

Dje në fshati Novosellë në Kamenicë, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit me furgon përmes rrugëve ilegale nga Serbia për në Republikën e Kosovës ishin duke kontrabanduar mallra.

“Në furgon kishte një kazan për zierjen e rakisë, dy thasë koncentrat për kafshë dhe tetë paketime të vogla të barnave, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion përkatës”, thuhet në raportin njezetekatërorësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa furgoni me mallra është sekuestruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Drejtorisë për Administratë në Komunën e Suharekës,…