Konzerni më i madh gjerman i gazit Uniper Energjie shtetëzohet!

27 shtator 2022 | 19:46

Shkruan: Xhafer Murseli

Për shkak të çrregullimeve me furnizim gazi nga Rusia, kompanitë energjetike në shumë shtete të BE-së shfrytëzuan rastin dhe bënë ngritje eksponenciale të çmimeve të energjisë, duke e keqëpërdorur krizën momentale energjetike.
Shteti gjerman për t’ua ndaluar hovin keqëpërdorimit të kompanive energjetike po i shtetëzon këto kompani gradualisht. Rast konkret është shtetëzimi i kompanisë më të madhe gjermane Uniper Energie, e cila po shtetëzohet (nacionalizohet nga shteti).

Në gjeografin shqiptare gjithëçka po ndodhë e kundërta. Rrjeti energjetik dhe inkasimi i konsumatorëve në Kosovë ishte i shtetit, sepse vet populli jonë e ngriti dhe e ndërtoj, dhe ky aset shtetërorë falë qeverive të korruptuara kaloj në pronësi të një kompanie turke.
Kjo kompani turke plaqkitë nga Kosova se paku 500 milionë euro të pastërta në vit, dhe me këtë trend ngritje çmimesh të energjisë pritet që në vitet e ardhshme të plaqkit një miliard euro në vit nga Kosova.

Qeveria momentale nuk ka guximin të bëjë as një hap konkret për të çvlerësuar këtë kontratë antikombëtare, përkundrazi në heshtje vazhdon sikur gjoja nuk ekziston ky problem. Siç duket lufta kundër korrupsionit ka qenë vetem një frazë sa për elektorat para zgjedhjeve.

Derisa në tërë BE-në është ndërprerë eksportimi i lëndëve të para energjetike, Kosova dhe Shqipëria ua kanë lënë në dorë këto burime bandave të huaja. Kosova vazhdon t’i japë qymyr Maqedonisë dhe Serbisë me një çmim simbolik qesharak, vetem sa për ta gënjyer opinionin. I njëjti problem qëndron në Shqipëri, nafta, gazi, mineratet janë grabitur nga bandat e huaja mafioze në bashkëpunim me bandat vendore dhe me qeverit e korruptuara. Po të kishin tokat shqiptare pushtete popullor që do mirëmenagjonin pasurit tona, populli jonë do ishte ndër popujt më të pasur dhe më të lumtur në Europë.

Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që qeveritë dhe parlamentet e Kosovës dhe Shqipërisë tentuan ta mbajn të heshtur dhe të fshehur konferencën gjithëshqiptare të mbajtur në Prishtinë, mbi shrytëzimin e pasurive tona në dobi të vet popullit tonë.

Të gjitha vendet e botës të cilat sot posedojn burime energjetike dhe minerare dhe të cilat din ti shfrytëzojn për interesat e popullit të vet, janë vendet më me përspektivë në botë. Rast konkret në Europë është Norvegjia.

Serbia duke i ditur shumë mirë këto argumente dhe duke e ditur se poqese tokat shqiptare do ngrisin kapacitete energjetike të vetat, populli shqiptar do stabilizohet, do zhvillohet dhe do hec përpara, prandaj po financon dhe propagandon kundër ngritjës së termocentraleve shqiptare në emër të dofarë ambientalistëve gjoja për ruajtjën e ambientit.

Te shtetet e përgjegjëshme, ndërhyrja e shtetit paraqet siguri për qytetarët.
Tek ne, në kohën e “demokracisë”, “shteti (shtetet)”, paraqesin boshtin e së keqës sepse edhe me të të ashtuquajturat “kompani private”, janë në lidhje të ngushta interesash.

Plani fashist i Çubrelloviqit dhe qetnikëve të Beogradit mbi largimin e popullatës shqiptare nga trojet e veta po realizohet në heshtje pa e diskutuar askush. Popullata më e pasur në Europë me burime energjetike dhe minerare ka marrë rrugët e botës.
Inteligjenca shqiptare ka zgjedhur rrugën e heshtjes dhe të argatit të partive tona të cilet nasollën gjerë këtu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendosja e stikresave në xhama të automjeteve, projekt ky i…