Koordinatori i Unionit të bizneseve Fatbardh Blenishta viziton firmën ‘Shehu Putz’ në Hennef

10 dhjetor 12:27

Puna dhe angazhimi i koordinatorit Blenishti vazhdon dita-ditës. Ai të shtunën që lamë pas ka vizituar dhe ka parë nga afër firmën dhe aktivitetin e afaristit Faton Shehu, i cili është pronar i firmës “Shehu Putz”.

Ishte kënaqësi e madhe që së bashku me Fatbardh Blenishtin dhe stafin e tij të njohim nga afër arritjet e firmës së mirënjohur “Shehu Putz”. Aty shijuam edhe traditën dhe bujarinë shqiptare në pritjen e ngrohtë të pronarit të firmës Faton Shehu, i cili na shpjegoi se si që nga fillimi i viteve 2011 arriti të ketë rezultate të mira me firmën e tij që vepron në rrethinën e Hennefit e Bonnit.

Vlen të theksojmë se pothuajse të gjithë punëtorët janë nga Kosova duke u bërë kështu një mbështetje e mirë për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në këtë vend dhe duke luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e tyre në jetën ekonomiko-sociale në vendin ku jetojnë.

Koordinator i Unionit Fatbardh Blenishti, e njohu biznesmenin Shehu me punën edhe angazhimin e Unionit duke theksuar njëkohësisht nevojën e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet firmave shqiptare në Gjermani dhe më gjerë duke punuar gjithë secila dhe të gjithë së bashku me korrektësi, përgjegjësi, ndershmëri dhe cilësi të lartë punimesh duke fituar kështu respektin dhe mbështetjen e shoqërisë vendase.

Në qendër të vëmendjes ishte gjithashtu edhe diskutimi për aksionin e ndërmarrë për t’u ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri të dëmtuar nga tërmeti i rëndë i 26 nëntorit që mori edhe 51 jetë njerëzish.

Biznesmeni Shehu shprehu dëshirën dhe gatishmërinë të jetë pjesë e aksionit qe u ndërmor nga kryesia e Unionit për të ndihmuar Shqipërinë.

Ishte kënaqësi edhe nder për Unionin të kemi anëtarë të denjë shembull në aktivitetin e tyre dhe në përkushtimin për interesat e kombit. “Vetëm të bashkuar gjithmonë do t’ia dalim të realizojmë misionin tonë”, u shpreh Fatbardh Blenishta Koordinator i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani.

Sami Fejza,
Bonn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bernd Riegert Nuk ka si bëhet më mirë, duhet të…