Koreja e Veriut sërish lëshon raketa balistike

31 korrik 2019 | 11:20

Koreja e Veriut ka gjuajtur dy raketa balistike me rreze të shkurtër, në brigjet e saj lindore, ka njoftuar ushtria e Koresë së Jugut.

Kjo është hera e dytë, brenda një jave, që Korea e Veriut bën veprime të tilla.

Ministri i mbrojtjes i Koresë se Jugut, Jeong Kyeong-doo, ka treguar se raketat u identifikuan si një lloj i ndryshëm nga modelet e mëparshme.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, konfirmoi se veprimi, nuk kishte asnjë ndikim në sigurinë e Japonisë.

Kur i lëshoi raketat, ditë më parë, Korea e Veriut tha se veprimi shënonte “paralajmërim solemn” për Korenë e Jugut në lidhje me ushtrimet e planifikuara ushtarake me Uashingtonin.

Ky ishte aksioni i parë i tillë, që kur Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un u takuan në qershor.

Kim Jong Un,i sheh këto ushtrime si përgatitje për pushtim të vendit të tij.

Koreja e Veriut i quajti stërvitjet një shkelje të deklaratës së përbashkët të nënshkruar nga Trump dhe Kim në bisedimet e tyre të para ballë për ballë në Singapor vitin e kaluar.

Pheniani kishte paralajmëruar se ushtrimet mund të ndikojnë në rifillimin e bisedimeve për denuklearizim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën…