Ronaldo: Nuk ndikova në transferimin e De Ligt

31 korrik 2019 | 11:18

Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën spanjolle “MARCA”. Ylli portugez u vlerësua nga media e njohur me çmimin “legjenda” për ndër të arritjeve të shumta të 34-vjeçarit në botën e futbollit.

I pyetur se a ka qenë ai vendimtar në transferimin e De Ligt, Ronaldo është përgjigjur: “Jo, nuk e besoj. Më vjen mirë që ma bëtë këtë pyetje. Në finalen e Ligës së Kombeve bëmë një bisedë, që është diçka normale që e bëjnë të gjithë futbollistët. Ajo duhet të qëndronte mes nesh në fushë, por ai është 19 vjeç dhe e tha thjesht si një shaka. Gjithsesi, unë kurrë s’kam dhe s’do ta influencoj trajnerin ose drejtuesit për merkaton. Megjithatë, e vërteta është se jam shumë i gëzuar që ai është pjesë e jona tani”. Ylli portugez foli edhe për transferimin e mundshëm të Neymarit në Barcelonë. Sipas tij, kjo nuk do të ndodhë dhe se ai do të mbetet pjesë e PSG-së.

“Nuk e di ç’do të ndodhë. Është një lojtar i madh me të cilin kam raporte shumë të mira. Flitet shumë për të, sikur e kërkon Reali, Barcelona dhe Juventusi, por unë mendoj se këto janë thjesht fjalë mediatike. Është e kuptueshme pasi emri i Neymarit shet shumë. Unë mendoj se ai do të qëndroj në Paris. S’po kalon një çast të mirë, por nëse nuk dëmtohet më jam i sigurt se do t’i rikthehet gëzimi. Dëshiroj që të luajë sa më shumë, pasi ka kaluar kohë të këqija”, ka deklaruar Ronaldo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës…