Koreja e Veriut sërish lëshon raketa

02 tetor 2019 | 11:19

Koreja e Veriut ka lëshuar sërish sot raketa në brigjet lindore të saj.

Japonia ka njoftuar se raketa arriti në Zonën Ekonomike të saj (EEZ). Në anën tjetër Koreja e Jugut ka treguar se raketa mund të ishte nisur nga një nëndetëse.

Sa i përket numrit të raketave, Japonia ka deklaruar se ato kanë qenë dy, për të shtuar se me veprimet e fundit, Koreja e Veriut po binte në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ky ishte testimi i nëntë me rradhë i raketave, që nga qershori kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u takuan dhe thanë se ata do të fillojnë përsëri bisedimet për procesin e denuklearizimit të Koresë së Veriut.

Bisedimet që synojnë eliminimin e programeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut nuk kanë ecur përpara që nga shkurti kur Trumpi u takua me Kimin në Vietnam.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) për deputet, Arban…