Kosova, 10 ndeshje pa humbje

21 mars 2019 | 16:13

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, përveç suksesit historik në Ligën e Kombeve ka një seri të jashtëzakonshme të rezultateve.

“Dardanët” janë që dhjetë ndeshje pa humbje, ku në tetë prej tyre kanë arritur fitore dhe në dy tjera kanë luajtur baras.

Humbja e fundit e Kosovës është në kualifikueset për Kampionatin Botëror nga Islanda (2-0).  Sonte Kosova e zhvillon ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës dhe do të jetë interesant fakti se a do të  mbetet e pathyeshme edhe pas kësaj sfidë shumë të fortë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në eventin lansues…