Kosova arrin sukses historik në basketboll

02 janar 2018 | 17:57

Përfaqësuesen A e Kosovës në basketboll ka arritur një sukses të madh në vitin 2017, pasi e ka siguruar një vend në kualifikimet për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Në parakualifikimet Kosova ka shkëlqyer dhe ka arritur të kualifikohet së bashku me Estoninë, kurse nga ky grup u eliminua Maqedonia, e cila ishte e 38-ta në ranglistën botërore. Ndeshjen e parë Kosova e humbi nga Lituania (99-61) në ndeshjen e luajtur në prani të rreth 2 500 shikuesve në Prishtinë në kuadër të Grupit C të Dritares së Parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Kosova humbi edhe në ndeshjen e dytë nga Hungaria me rezultat 84-76 në ndeshjen e luajtur në Debrecen. Ndeshjet e radhës Kosova, në kuadër të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”, do t’i luajë më 23 dhe 26 shkurt 2018 kundër Polonisë, respektivisht Lituanisë si mysafirë.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Regjistrimi i numrave të telefonit në Postë dhe me dokumente…